Sot, në zyrat e Ministrisë së Arsimit do të zhvillohet raundi i fundit i bisedimeve për rritjen e pagave në arsim, mes udhëheqësisë së MASH-it dhe Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë. Këtë e paralajmëroi dje ministri i Arsimit, Arbër Ademi pasi takoi përfaqësuesit e SASHK-ut, ku mes tjerash nënvizoi se gjatë ditës do të përmbyllen të gjitha konsultimet që kanë të bëjnë me rritjen e rrogave të punonjësve në arsim dhe nëse të njejtat do të startojnë nga 1 janari i vitit 2020.Paraprakisht, kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov njoftoi punonjësit e arsimit se greva e përgjithshme e paralajmëruar për më 11 nëntor do të pezullohet për një kohë të pacaktuar varësisht epilogut të bisedimeve.