Bloomberg i gatshëm për presidencialet 2020

Filantropi Michael Bloomberg, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është i gatshëm të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2020, raportoi gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times”.

Marketing

Bloomberg do të prezantojë kandidaturën në ditët në vijim.

Bloomberg së shpejti ai duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm në Alabama, ku afati për të hyrë zyrtarisht në konkurs skadon ditën e premte.

Sipas raporteve nga ”New York Post”, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut e konsideron kandidatin Joe Biden të dobët, ndërsa Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren nuk munden të fitojnë.

Disa bashkëpunëtorë të afërt të Bloomberg raportojnë në ”New York Post” se ish-kryetari i bashkisë është i bindur që Donald Trump do të rizgjidhet nëse Warren është kandidatja demokrate që do ta sfidojë atë.