Bashkim Hasani mori detyrën e zv.drejtorit në Policinë Financiare

Pas emërimit nga ana e Qeverisë në javën që lamë pas, Bashkim Hasani sot edhe zyrtarisht ka filluar detyrën e zv.drejtorit në Policinë Financiare .

Marketing

Hasani merr detyrën e re duke zëvendësuar partiaku i tij, Berat Dehari, i cili në këtë post ishte për dy mandate radhazi. “Nga sot në një detyrë të re. Përgjegjësia në rend të parë. Puna dhe përkushtimi para së gjithash. I privilegjuar ndjehem për detyrën që më është besuar. Sot marrë për oblogim që detyrën e dhënë nga lideri dhe partia që përfaqësoj, ta kry me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë, bazuar gjithmonë në Ligj. Faleminderit drejtorit, z.Arafat Muaremi për mikëpritjen. Uroj të kemi bashkëpunim korrekt në dobi të përgjithshme. Le të jetë ky shkrim në vend të një Zotimi para Shoqërisë që i takoj.”, shkruan Hasani në një status në Fejsbuk. Ai vjen në detyrën e re pas një përvoje të gjatë institucionale. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 ka qene drejtor në Qendrën për Kulturë në Gostivar. Nga viti 2013 ushtroi detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të komunës së Gostivarit në mandatin e Nevzat Bejtës. Më herët ka qenë mësimdhënës në Shkollën Bashkimi në Gostivar. Në kuvendin e fundit zgjedhor , Hasani mori besimin nga Kuvendarët për të drejtuar degën e BDI-së në Gostivar për një mandat katër vjeçar.