Zëvendësdrejtori Bekim Murati, pjesmarës në konferencën rajonale në Tiranë

Zëvendësdrejtori i Agjencionit për Punësim Bekim Murati, merë pjesë në një konferencë rajonale në Tiranë, për shfrytëzimin e IPA-Fondeve të Bashkimit Evropian. Në këtë forum janë të pranishëm të gjitha shtete e rajoneve dhe zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, ku shkëmbejnë përvojat e tyre për hapjen e vendeve të reja të punës, nëpërmjet Fondeve të BE-së. Zëvendësdrejtori Bekim Murati në fjalimin e tij, ka potencuar se qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hartuar programe dhe strategji për punësimin e të rijve, nëpërmjet programeve të ndryshme të mbështetura nga fondet e BE-së.

Marketing

“ Nëpërmjet programeve të ndryshme dhe grandeve që I ofron BE-ja, Agjencioni për Punësim, ka ndikuar në uljen e papunësisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në drejtime të ndryshme. Të drejtë aplikimi kanë pasur edhe kompanitë, por edhe punëtorët të cilët kanë pasur ideja për hapje të bizneseve, ku është shfrytëzuar maksimalisht si nga ana e punëdhënësve ashtu edhe nga punëtorët individual që kanë pasur ide biznesore. Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para që ka filluar shfrytëzimin e fondeve të BE-së, edhe atë që nga viti 2014”, është shprehur Bekim Murati, zëvendësdrejtor I Agjencionit për Punësim.

Ai ka zhvilluar takime edhe me zyrtarët nga Shqipëria dhe Kosova, ku ka shprehur gatishmëri bashkëpunimi dhe këmbim të përvojave në shfrytëzimin e Fondeve-IPA që I ofron BE-ja.