Komuna e Sarajit vazhdon me realizimin e projekteve në të mirë të të gjithë qytetarëve duke pasur kujdes të veçantë për fëmijët që të kenë vende adekuate për tu zbavitur.
Për ta bërë jetën e fëmijëve më të lumtur dhe më zbavitëse, këtë vit komuna e Sarajit ka vendosur disa kënde lojërash në vendbanime të ndryshme të komunës.
respektivisht në fshatrat Sfillare, Rashçe dhe Bojanë.
Kryetari Bexheti, theksoi se komuna e Sarajit është e gatshme që të punojë edhe më shumë me qëllim që të gjithë fëmijët të kenë këndet e tyre ku do të mund të zbaviten gjatë kohës së tyre të lirë.
Ky nuk do të jetë projekt i fundit, komuna e Sarajit planifikon që vitin e ardhshëm të vendos kënde lojërash në të gjitha vendbanimet.
#BOJANË
#RASHÇE
#SFILLARE