Sindikata e të punësuarve në gjykata kërkon që punonjësve tre deri më katër herë t’u jepet kompensim page, me qëllim që ta arrijnë deri tek shuma e përafërt e kompensimit që e marrin gjykatësit.
Sipas tyre, nuk mund që një gjykatës të merr kompensim, varësisht nga pozita, nga 6 000 deri 8 000 denarë, ndërsa punonjësit nga 700 deri 1500 denarë. nëse kërkesat e tyre nuk miratohen, ata paralajmërojnë grevë.