Arsene Wenger ka vendosur të zhvillojë bisedime me Bayernin në javën e ardhshme për ta marr rolin e trajnerit.
Ai e konfirmoi që e kanë thirrur për ta pyetur nëse është i interesuar për këtë pozicion të punës mirëpo sipas tij i është dashur kohë për të menduar.
“Ne vendosëm që të flasim javën tjetër sepse unë jam në Doha deri të martën në mbrëmje. Kjo është historia e vërtetë”, tha Wenger.