Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i njohur në luftën e Kosovës me nofkën Komandant Çeliku, ka folur rreth ftesave të Gjykatës Speciale.
Ndërsa u diskutua ftesa për intervistim e Kadri Veselit, Limaj tha se Kosova është tronditur atë ditë kur u votua Gjykata dhe tani të gjithë do i shohin pasojat. “Kosova është tronditur atë ditë kur është votuar Gjykata Speciale. Ata që se kanë ditë e kanë kuptuar sot. Nuk ka vend në botë, çka është duke ndodhur me ne. Me u djeg krimi mbi baza etnike! – krimi është krim nuk njeh bazë etnike dhe me shku me ndjek një grupacion veç një etnitet e jo tjetrin, ky është racizëm – është e padrejtë”, tha Limaj. Ai ka thotë se e ka kundërshtuar por deputetët të tjerë kanë votuar. “Mirë është me i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale – Si po ndihen?”, thekson ai.
Limaj në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm këto ftesa ndaj liderëve për intervistim, pasi shtoi se pjesë e Speciales do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së. “Kjo asgjë s’është. Kurrgjë s’keni pa – çka keni me pa. Akuzat, gjykimet, dënimet e mundshme – për çka është krijuar Gjykata? -kush ka qenë pjesëtar i UÇK-së, krejt kanë me i thirrë. Çdo pjesëtar i UÇK-së ka mundësi me u thirrë, kur t’do Gjykata Speciale. Kjo nuk është spektakël, është mjerim, pasojat i shohim më vonë”, theksoi ndër të tjera Limaj.