Zinedine Zidane ka ngritur çështjen e mungesës së vazhdueshme të Karim Benzemas te ekipi kombëtar i Francës para udhëtimit drejt Eibar për ndeshjen e fundjavës në La Liga.
Benzema mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në dhjetë vitet e fundit, ndërsa nuk ka veshur fanellën e Francës që nga viti 2015.
Ylli i Realit nuk është paraqitur për Francën që nga përfshirja në komplotin e shantazhimit të shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena.
“Ai gjithmonë ka dashur të luajë për Francën”, ka thënë Zidane në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.
“Për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh”.
“Por nga pikëpamja e futbollit, ai është më i miri. Unë mendoj se ai duhet patjetër të ketë një vend në ekipin kombëtar francez. Nuk është pjesë e punës sime kjo, por ai patjetër duhet të thirret”.