Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, e cila për herë të dytë është në krye të kësaj komune, disa herë u përmend se do të bëhet ambasadore e ardhshme në SHBA.
Në intervistën për MIA ajo tha se do të përfundojë mandatin si kryetare e Tetovës, dhe më pas do të ketë gjitha opsionet e hapura, përfshirë edhe postin e ambasadores në SHBA.
“Për mua është nder i madh, duke pasur parasysh faktin që në SHBA gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi. Normal që për mua është një respekt i madh, vetë fakti që për këtë po flitet, por dua të theksoj se unë kam edhe dy vite obligim ndaj qytetarëve të Tetovës të cilët më votuan dhe respektuan gjithashtu shumë që të përfundojë mandatin, dhe më pas të gjitha opsionet janë të hapura”, tha Arifi.