Duda Balje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saj në Partinë Demokratike të Boshnjakëve në koalicion VAKAT.
Ajo përmes një njoftimi në Facebook tha se këtë vendim e ka marrë pas një periudhe të gjatë të mosmarrëveshjeve dhe agresivitetit brenda partisë, njofton Klan Kosova.
“Kam marrë një vendim të pakthyeshëm në lidhje me tërheqjen defiçente nga partia DSB, përfshirë edhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet që kam mbajtur në DSB deri dje”.
Ajo tha se kulmi i agresionit brenda partisë arriti në kohën e fushatës zgjedhore.
“Vendimi im është përgjigje e mia personale, por edhe morale, që nuk dua të legjitimoj aktivitete që lidhen me punën e vetë DSB-së, si dhe lëvizjet politike dhe interesi, të bëra nga një rreth i ngushtë i një grupi njerëzish, kryesisht për qëllime ambicie personale, pa marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e tij të mundshme”.
“Dorëheqja ime e pakthyeshme ka një parathënie, në shmangie dhe madje fyerje të ulëta për origjinën time, mosrespektim, përhapje të rreme për punën time dhe zhvillimin e një atmosfere të panevojshme konkurruese, brenda partisë, në raport me mua dhe aktivitetet e mia politike, duke përhapur historinë për mua si “armik të partisë” apo “unë si rrezik, është diçka që kam marrë si një goditje të madhe morale pas punës time për partinë dhe komunitetin boshnjak”.
Ajo tha se do të vazhdojë të mbrojë interesat e komunitetit të saj në legjislaturën e re edhe pse këtë nuk do ta bëjë përmes grupit 6+.
“Sa i përket angazhimit tim të mëtutjeshëm, unë do të vazhdojë të punojë në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Prioriteti im i parë dhe i vetëm do të jenë, si më parë, përparësitë e komunitetit boshnjak”.