Skuadra angleze, Chelsea, ka arritur ta shënojë fitoren e gjashtë në kuadër të Premier Ligës.
Chelsea mposhti lehtësisht klubin Crystal Place me rezultat përfundimtar 2:0.
Golin e parë të këtij takimi e realizoi futbollisti Tammy Abraham në minutën e 52-të; ndërsa pas 27 minutave, gol shënoi edhe Christian Pulisic, kështu duke ngritur epërsinë në 2:0.
Me këtë fitore Chelsea ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë.