Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev në përfundimt të mandatit të saj për shkak të zgjedhjeve të caktuara të 12 prillit, ka përpiluar një buxhet tejet grandioz prej 4.4 miliardë euro, raporton TV Telma.
Projeksioni i planifikuar i buxhetit është shqyrtuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë, por akoma ka ngelur i hapur dhe po diskutohen detajet e fundit. Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se deficiti buxhetor do të jetë 2.3 nga GDP-ja. Në propozim buxhetin për vitin e ardhshëm është planifikuar edhe borxh për një miliardë euro. Prej tyre, rreth 400 milionë do të jenë borxhe të brendshme ndërsa të tjerat do të jenë nga jashtë. Opozita ka shprehur kritika se buxheti është joeficient dhe se rëndon qytetarët, për shkak të borxhit të madh të planifikuar.