Selami: Edhe me një masë ndihmojmë blegtorët!

Sot Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar 27.069 000 denarë në llogaritë e 7.101 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesë prej 30 % subvencion më të lartë se subvencioni bazë për secilin bujk, i cili në krahasim me një vit më parë ka rritur kopenë themelore të bagëtive, deleve, dhive, dosave, pulave dhe familjeve të bletëve. Kjo masë u pagua për herë të parë dhe ishte një premtim i Qeverisë për të inkurajuar blegtorët të rrisin fondin e bagëtive në Republikën e Maqedonisë Veriore. Subvencion shtesë u takon të gjithë bujqive që kanë marur subvencion për:
• pagesa direkte për kokë të bagëtive
• pagesa direkte për kokë të shënuara të deleve
• pagesa direkte për koka të dhive
• pagesa të drejtpërdrejta për kokë femra të dosave mbarështuese
• pagesa direkte për familjet e bletëve
Të gjithë fermerët që morën mjete në bazë të këtyre masave dhe rritën numrin e kopesë themelore në krahasim me një vit më parë, marrin një subvencion shtesë prej 30% për secilën kokë për të cilën kopetë janë rritur në krahasim me një vit më parë. Kjo masë mundëson stimulimin e zhvillimit të blegtorisë shtëpiake duke rritur kopetë themelore. Me rritjen e fondit të blegtorisë në vend, baza për prodhimin e mishit, qumështit dhe mjaltit po rritet. Me rritjen e produkteve shtëpiake me prejardhje të shtazëve, po sigurohet lëndë e parë më e lirë që është një kontribut i rëndësishëm në industrinë e përpunimit të mishit, qumështit dhe mjaltit. Duke siguruar lëndë të parë për industrinë, po vendoset një themel për të krijuar vlerën e shtuar për produktet bujqësore vendase, duke rritur kështu Prodhimin e Brendshëm Bruto i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Marketing