Përfaqësuesja e Qendrës së Botimeve Zyrtare të Shqipërisë për vizitë në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

“Vizita e paradokohshme e përfaqësuesve të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në Tiranë po jep rezultatet e para të bashkëpunimit. Kështu, sot në këtë institucion qëndroi dr. Jorina Kryeziu, përfaqësuese e fushës gjuhësore e Qendrës së Botimeve Zyrtare të Shqipërisë, e cila do të qëndrojë me shërbim për tri ditë.

Marketing

Në takimin e sotëm Jorina u njoftua me punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, nga ana e drejtorit Ylber Sela.
Pastaj, ajo paraqiti përvojën e saj para përkthyesve të AZGJ-së, duke u ndalur konkretisht në mëdyshjet dhe vështirësitë që dalin gjatë punës së vijueshme.

Si domosdoshmëri për t’i tejkaluar të gjitha këto, u theksua nevoja e krahasimit të akteve të përkthyera me tekstin origjinal, ose ndryshe konfrontimin fjalë për fjalë, siç quhet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, u zhvillua edhe një bisedë dhe shkëmbim përvojash ndërmjet zonjës Kryeziu dhe përkthyesve të Agjencisë, për çështje të ndryshme lidhur me aspektin tekniko-profesional e gjuhësor.

Gjatë dy ditëve të ardhshme janë paraparë edhe konsultime e bisedime për sa i përket përkthimit dhe lekturës.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.