Ligjëratë e profesorit Zejneli para të punësuarve të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

Sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në Shkup mbajti një ligjëratë profesori Xhelal Zejneli. Para të pranishmëve ai foli për përvojën e tij si përkthyes shumëvjeçar duke e paraqitur si një model të mundshëm për ta zbatuar edhe në këtë institucion të sapoformuar.

Marketing

Veçanërisht u përqendrua në hierarkinë e punës së përkthimit, si një proces i domosdoshëm për të arritur te një cilësi sa më e lartë e tekstit të përkthyer. Ai theksoi rëndësinë e përkthimeve profesionale të cilat kanë nevojë për më shumë kujdes dhe seriozitet.

Po ashtu, profesori Zejneli dha edhe disa këshilla dhe sugjerime të cilat do të mund të zbatohen në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës dhe do të ishin në shërbim të punëtorëve në këtë institucion.