Zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij politike dhe personale, si dhe partisë në të cilën ai bën pjesë.
I pyetur për gabimin e tij më të madh në politikë, Osmani tha kur është angazhuar fillimisht në politikë, sfidat i ka marrë shumë për zemër.
“Jam emëruar si ministër i Shëndetësisë në moshën 28-vjeçare, ministri e cila është më e vështira e mundshme. Ajo që e vlerësoj si gabim në atë kohë, është se sfidat dhe kritikat i kam marrë shumë për zemër”, tha Osmani.
Ai shtoi se nga “ky gabim” është pjekur dhe gjërat i sheh më ndryshe.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me zv.kryeministrin Bujar Osmani: