Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerëson se akoma ekziston solidaritet i fuqishëm në BE rreth përcaktimit të datës për negociata me Maqedoninë e Veriut, edhe pse vendet – anëtare kanë shumë probleme të brendshme.
“Pas tetorit të gjitha deklaratat nga Brukseli i marr me rezervë. Megjithatë ndjehet një lëvizje si rezultat i solidarizimit të botës lidhur me gabimin historik që BE-ja e bëri me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendoj se ky solidarizim masiv nuk mund të injorohet pafundësisht. Ne punojmë për çdo Samit edhe për në dhjetor edhe për në mars, por megjithatë vlerësoj se duhet të merren me rezervë qëndrimet në BE ku dukshëm brenda ka shumë probleme”, tha Osmani.
Ai e komentoi edhe takimin e paralajmëruar Pendarovski – Makron.
“Pres qëndrim më të qartë lidhur me atë që Franca e pret prej nesh dhe prej zgjerimeve”, porositi Osmani prej Tetovës ku është në aktivitete në terren në vigjilje të seancës qeveritare.