Vuçiq: Futja e Nismas në Kuvend, lojë e LDK-së për ta dëmtuar Kurtin!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar rreth vendimit të fundit të PZAP-it rreth anulimin të votave serbe të ardhura me post në Kosovë.

Marketing

Sipas tij, cirku rreth helmimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës kur numëroheshin votat nga Serbia Qendrore shërbeu kundër udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar Vuçiqi.

Mediat beogradase, duke cituar Vuçiqin, raportojnë se kjo është bërë për ta futur në kurth Kurtin e papërvojë.

“Edhe po t’i anulojnë 4000 deri në 5000 vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në Parlament, sepse nëse hyn Nisma, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet dhe atëherë LDK-ja në bllok mund të kenë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër Vjosa Osmani”, u shpreh Vuçiq.