Thaçi: Tërheqja e njohjeve të Kosovës, deklaratë e pavërtetë e Beogradit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve të Republikës së Kosovës.

Marketing

Thaçi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktive të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklarimet e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana.

“Nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucionet e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit”.
Ai ka folur edhe për takimin e zhvilluar në Paris me presidentin francez Emanuel Macron dhe atë serb Aleksander Vuçiq.

“Për takimin e zhvilluar sot në Paris, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, temë diskutimi në takim ishte interesimi i Macronit për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një përmbyllje të njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO “.
“Takimi ka ndodhur mes dy vendeve që kanë pasur luftë dhe qëllimi është për të mbyllur plagët e luftës”- Thaçi citoi presidentin Macron.

Kreu i shtetit përmendi edhe çështjen e të pagjeturve.
“Gjithë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se tema e të pa gjeturve shqiptarë dhe të tjerëve, mbetet çështje që duhet zgjidhur dhe shtruar në të gjitha takimet që do të kenë, për të zbardhur fatin e tyre “.