Shpallet konkursi publik për pranimin e 125 ushtarëve profesional në Armatë

Ministria e Mbrojtjes sot e shpalli konkursin publik për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Afati për aplikim është 15 ditë, ndërsa informata më të detajuara për konkursin publik mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë www.mod.gov.mk.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rinj dhe të motivuar të vendit tonë, të cilët i plotësojnë kushtet e theksuara në konkurs, të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë edhe Armata e NATO-s. Profesioni ushtarak ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim në karrierë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.