Shefi I diplmomacisë Gjermane , Heiko Maas në vizitën zyrtare në SHkup,pas takimit me homologun Nikolla DImitrov , shprehu edhe njëherë keqardhje për mos-marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, megjithatë nuk nguroi të ofroj mbështetjen e pa-rezervë të vendit të tij, në rrugën drejtë BE-së.Ai tha se pritjet dhe shpresat e njerëzve të politikës nuk duhet të shuhen.
“Maqedonia E Veriut këtë vit ka arritur shumë, kjo nuk është vlerësim i Gjermanisë por i shumë vendeve anëtare të BE-së. Jemi të zhgënjyer dhe ne nga vendimi për mos-hapjen e negociatave. Për hapjen e këtyre negociatave nevojitet pajtim i të gjitha vendeve anëtare. Unë personalisht, por edhe qeveria jonë do të angazhohemi që të sjellët vendim për hapjen e negociatave, dua t’ju them se duhet të mbështeteni tek Gjermania. Anëtarësimi i Ballkanit është i një rëndësie të madhe, përfshi edhe sigurinë”,. “Unë do tua përcjellim një mesazh: Ai që dëshiron të ndërtoj një shtet më të mirë për qytetarët e vet, ne duhet t’ia hapim dyert e BE-së. Bashkë të hapërojmë në këtë rrugë, ne na keni në dispozicion”.