Policia mbrëmë nuk e ka gjetur në shtëpi Draganco Stoimenovin, i njohur si Daco Bellski .Gjatë kontrollit rutinorë të policisë , nëse ai po mban masën paraburgim shtëpiak, ish truproja e Shasho Mijallkovit nuk ëshë gjetur në shtëpi.
Gjatë kontrollit të fundit mbrëmë është konstatuar se personi nuk gjendet në shtëpi , nuk ka respektuar masën e gjykatës , me c’rast menjëherë është njoftuar Gjykata.
Me urdhër të gjykatës , menjëherë janë ndërrmarë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij, thonë nga pres shërbimi i MBP-së.
Draganco Stoimenov, i njohur edh si Daco Bellski ,vitin e kaluar morri pjesë në incidentin e armatosur në objektin hotielierik Akva në Koçan. Në atë kohë, Bellski ishte truproja e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe shpeshherë e shoqëronte shefin e tij në seancat gjyqësore , i akuzuar në më shumë lëndë të PSP-së.
Pas incidentit, ku plagosi një person , Bellski u arratis , ndërsa më pas iu dorëzua kompetentëve , pas çka i vendos në burgun e Shutkës, në muajin Prill.Në fund të verës , gjykata e Koçanit i caktoi masën burgim shtëpiak , ndërsa Bellski , që nga dita e premte nuk është gjetur në shtëpi , me çka gjykata konstatoi se ai është arratisur.