Promovohen librat e Vlado Popovskit, një qasje ndryshe historiografike

Sot në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Ditë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u bë promovimi i librave të reaj të autorit Vllado Popovski. Bëhet fjalë për botimet: “Lëvizja Kombëtare Çlirimtare Shqiptare (1890 – 1912)“, si dhe ”Marrëdhëniet sovjetike-shqiptare në vitet e ’20 dhe ’30 të shek.XX”, në koautorësi me Lena Zhila.
Drejtori i ITSHKSH-Shkup, Skender Asani, tha se këto botime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare, meqë për herë të parë kemi një qasje të re të periudhave më neuralgjike të historisë sonë, siç ishte ajo e komformimit dhe periudha e çlirimit kombëtar.
Drejtuesi i Shtëpisë Botuese ‘55’ nga Tirana, Fahri Balliu, theksoi se këto botime kanë plotësuar një boshllëk të theksuar në shkencat historike dhe politike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Pastaj, pikëpamjet e tyre të hollëishme rreth këtye librave, i paraqitën referuesit Daut Dauti -publicist, dhe historiani dr. Isamedin Azizi, punëtor shkencor i Institutit.
Në fund, autori Vllado Popovski falënderoi botuesin dhe promotorin e këtij aktiviteti, duke shpalosur ide dhe plane të reja rreth hulumtimeve të nevojshme që do të bëhen në të ardhmen për historiografinë shqiptare.
Manifestimi kulturor-shkencor “Ditë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, vazhdon ditën e hënë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me promovimin e veprave të prof.Remzi Nesimit për gjuhën shqipe.

Marketing
Marketing