Euro 2020: Maqedonia pëson në Austri – edhe zyrtarisht është kundërshtare e Kosovës në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht do të jetë kundërshtarja e radhës për Kosovën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Marketing

Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje 2:1 në përballjen kundër Austrisë, duke shuar edhe matematikisht shpresat për kualifikimi përmes eliminatoreve.
Golat e David Alba në minutën 8’ dhe Stefan Lainer në minutën 48’ i dhanë fitoren kombëtares së Austrisë, shkruan lajmi.net.
Rezultatin final e vendosi Stojanovski, kur luhej minuta e 92’e takimit.

Austria tashmë numëron 19 pikë në pozitën e dytë në tabelë, duke siguruar një biletë për Euro 2020.
Maqedonia Veriore mbetet në kuotën e 14 pikëve, edhe zyrtarisht jashtë garës. Shpresa e vetme e tyre tashmë mbetet Liga e Kombeve, ku përballë do të kenë Kosovën, më 26 mars.

Marketing