Ermal Fejzullahu dhe Ariana kanë 3 vajza dhe një djalë. Ata u gëzuan vetëm pak javë më parë me vogëlushen Ana, e cila e ka marrë emrin nga shkurtesa e emrit të Arianës.
Bashkë kishin vendosur që nëse do të ishte djalë do të quhej Mali (si shkurtesa e emrit Ermal) dhe nëse do të lindte vajzë do të quhej Ana, si shkurtësa e Ariana Fejzullahut.
Por Ermali do të ketë raste t’i vendosë emrin e tij djalit që mund të vijë në jetë, pasi Ariana është shprehur se ka në plan të ketë 6 fëmijë.
E ftuar sot te “Rudina”, fashionista tha se ka në plan të bëjë edhe dy fëmijë të tjerë për një familje të madhe dhe të bukur.
“Me kismet, duam të kemi 6 fëmijë. Do ta shtojmë kombin, përderisa i bëjmë fëmijët e bukur pse jo”, u shpreh ajo në studio ku ishte e ftuar me vjehrrin Sabri Fejzullahu.