Dje, portali “MKD” njoftoi se dokumente të klasifikuara u gjetën në shtëpinë e deputetes Frosina Remenski dhe bashkëshortit të saj Jovçe Remenski, gjatë një kontrolli hetimor për rastin e Lidhjes Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit, me reagim kanë ardhur edhe nga VMRO-DPMNE.
Ata pyesin nëse Remenski nga DSK ka marrë dokumente të klasifikuara, regjistrime dhe prova dhe i kishte mbajtur ato në shtëpinë e saj, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe procedurat.
Deputetja Remenski nëpërmes rrjetit social Facebook iu përgjigj akuzave të OBRM-PDUKM-së.
“Kam lexuar, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së ishte shumë nervoz sot në një konferencë për shtyp, hy në në një film të llojit të shantazhi me informacion të klasifikuar të nisur nga “lajmet” e mbrëmshme dhe nuk se në të satën herë e përmend atë Jovçe Remenskin.
Më lejoni t’i them atij dhe të gjithë të interesuarve që, nga ato dokumente “të klasifikuara” të marra nga unë, Frosina Remenski shumë shpejt do t’ju dhemb koka”, shkruan deputetja në Facebook.