Blerona Zeqiri e ka dhënë më në fund përgjigjen.
Para dy viteve, prezantuesja Blerona Zeqiri dhe reperi Cozman, janë komentuar mjaft shumë në shtypin rozë, duke aluduar në një lidhje dashurie.
Dhe e gjithë kjo erdhi pas disa imazheve të dyshes të publikuara në InstaStory, në një moment kur Cozman ishte shfaqur duke e kafshuar në të pasme prezantuesen Zeqiri.
Megjithatë, mbrëmë (e shtunë), moderatorja kosovare ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ndërsa ka folur për shumë gjëra rreth jetës profesionale dhe asaj private.
“Ndaje ose haje” ka qenë një tjetër sfidë ku moderatorja ka sqaruar një nga temat më të diskutuara për jetën e saj personale: A ka qenë apo jo e lidhur me Cozman?!.
“Nuk ka patur asgjë”, është përgjigjur Blerona, duke hedhur poshtë lajmet për romancën mes tyre, pavarësisht imazheve të ‘nxehta’ që sollën për publikun.
Veç tjerash, Blerona vazhdon të moderojë emisionin “1 kafe prej shpisë” dhe tashmë është shumë e dashur nga publiku.