Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri pranoi mirënjohje për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo mirënjohje, sekretarit Aziri i u nda për punën e tij të pandalshme mbi ngritjen e këtij Institucioni të cilin shqiptarët e kanë ëndërruar gjenerata me radhë.
Sekretari Aziri, përshëndeti të pranishmit dhe potencoi se kjo është një ngjarje historike e cila do të shënohet me shkronja të arta në historinë e re shqiptare si dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuan pa asnjë kusht dhe pa u kursyer aspak në themelimin e këtij institucioni me shumë peshë për shqiptarët e Republikës së Maqedoisë së Veriut.
Fjalimi i plotë i sekretarit Aziri:
“I emocionuar por krenarë. Sot është fillimi i punës së një Institucioni të cilin shqiptarët e kanë ëndërruar gjenerata me radhë.
Të nderuar të pranishëm, sot ne jemi dëshmitarë të një eventi historik, datë kjo që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë më të re shqiptare, e them kështu për të dërguar një mesazh deri te të gjithë ata të cilët janë më pjesë e këtij Ansambli, që ta kenë të qartë peshën që kanë mbi supet e tyre në ngritjen e këtij Institucioni, i nderuari kryetarë Ahmeti, bashkërisht ja arritëm qëllimit.
I falënderoj nga zemra të gjithë ata të cilët kontribuuan në themelimin e këtij Institucioni, falemenderojë ish zv.kryeministrin z.Hazbi Lika, zëvendës kryeministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriu, z.Sadulla Duraku dhe z.Bujar Osmani si dhe të gjithë ministrat, zëvendës ministrat dhe sekretarët shtetëror të cilët luajtën një rolë kyç në përgatitjen e infrastrukturës së këtij Institucioni.
Me përulësin më të madhe e pranoj sot këtë mirënjohje duke ju falemenderuar për këtë nder.
Uroj që ky Ansambël të jetë e të rrojë sa Malet e Sharit. Shëndet dhe suksese të reja.
Këtë mirënjohje i a dedikojë burimit të inspirimit dhe forcës time, djalit tonë Ermalit.”