Jourova: Sundimi i së drejtës është në zemrën e procesit të inkuadrimit në BE

Në aspekt të Komisionit Evropian, nuk ka dilemë rreth perspektivave evropiane të Ballkanit Perëndimor. Rajoni është dhe do të mbetet prioritet dhe e gjithë kjo varet nga rezultatet e vërteta dhe të qëndrueshme, veçmas në sferën e sundimit të së drejtës. KE është plotësisht e bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë realizuar progres që e arsyeton hapjen e negociatave për anëtarësim, por ekziston një fushëveprim ku mund të përmirësohet sundimi i së drejtës në gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë eurokomisarja për drejtësi, Vera Jourova në pres konferencën e ditës së parë të Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Jourova ka përsëritur se ende nevojiten reforma gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në sferat kyçe dhe se progresi mbi këtë proces të zgjerimit është para së gjithash në duart e Ballkanit Perëndimor.

“Sundimi i së drejtës është në zemrën e procesit të inkuadrimit në BE. Komisioni është i gatshëm edhe më tej të mbështes partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor përmes ndihmës financiare, teknike dhe atë të ekspertëve”, ka thënë euro-komisarja, duke shtuar se në Forum është diskutuar për reformat në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën në administratën publike.

Jourova duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka shprehur bindje se vendi do të gjejë mënyrë të garantojë gjyqësi e cila do të gëzojë besim te qytetarët.

“Duam të shohim sektori i gjyqësisë të plotësohet me profesionistë të cilët gëzojnë besim, për të cilët nuk do të ketë dyshim rreth integritetit dhe profesionalizmit të tyre, ndërsa procesi i vetingut mund të jetë një nga instrumentet që mund ta garantojë atë”, ka thënë eurokomisarja.
Ministrja finlandeze, Ana Marija Henriksen ka thënë se vendi i saj ka politikë korrekte ndaj zgjerimit që siç tha, “është instrument i promovimit të paqes”.

Qasja e anëtarësimit në BE ka shtuar ajo, kërkon shumë punë, por përpjekjet me të vërtetë do t’u shpaguhen qytetarëve dhe ata do ti ndjejnë përfitimet para se të ndodhë anëtarësimi”.
“Ministrat e kanë njohur rëndësinë e zgjedhjeve korrekte dhe transparente të harmonizuara me standardet ndërkombëtare. Nevojiten përpjekje të mëtejmë dhe vullnet politik që të përgjigjet në rekomandimet dhe të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, ka thënë Marija Henriksen. Forumi ministror për drejtësi dhe punë të brendshme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vazhdon nesër me takime të ministrave të punëve të brendshme.