Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e njohura e aktorit të shquar shqiptar Mirush Kabashi e cila më datë 19 Nëntor do të jepet në Tetovë në kuadër të manifestimit Tetova Feston Nëntorin. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore si në Londër dhe Gjenevë, dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar.
Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë, një galeri ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor.
Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë”, dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga presidenti i Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”
Ejani me 19.11.2019 (e martë), ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë dhe ndiqni këtë kryevepër të Mirush Kabashit!