Angellovski: Kërkojmë vetëm fitore ndaj Izraelit

Përfaqësuesja e Maqedonisë, të martën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të eliminatoreve për EURO 2020, kur përballet me Izraelin në Shkup. Trajneri Igor Angelovski dhe kapiteni Goran Pandev, besojnë në rezultat pozitiv dhe shpresojnë se kjo gjeneratë do të shënojë rezultatin më të mirë në eliminatoret dhe të ndalet në vendin e tretë.

Marketing

“Shpresojmë që me fitore të mbyllim këto eliminatore dhe të kualifikohemi në atë pozitë që asnjëherë nuk jemi ndalur, në pozitën e tretë. Mendojë se është një sukses I madh nëse ndalemi në vendin e tretë , pasi që luajtëm në një grup jo aktraktive, por mjaft të vështirë. Zhvilluam ndeshje të shkëlqyeshme dhe mendojë se vetëm ndaj Austrisë në Shkup, dështuam, ndërsa në të tjera luajtëm shumë mirë dhe mundeshim që të arëktojmë më shumë pikë, mirëpo detajet i përcaktojnë ndeshjet, deklaroi Goran Pandev, kapiten i Maqedonisë.

“Nesër ne do të shkojmë që të shënojmë fitore . Se sa do të jetë ajo e mjaftueshme nuk e dijmë, pasi që edhe Sllovenia duhet të humbas nga Polonia, mirëpo këto matematikat e tilla nuk më interesojnë , pasi për mua vlen loja ekipit tonë. Të hyjnë në ndeshjen e nesërme të përgatitur psiqikisht dhe taktikisht, me qëllim që të fitojmë ndeshjen, deklaroi Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë.

Përballja Maqedoni-Izrael, do të zhvillohet , të martën , në stadiumin “Todor Proeksi”, në orën 20.45.