Stresi/ Simptomat që nuk duhet të injoroni dhe ndikimi në organizëm

Stresi i tepërt mund të shkaktojë një sërë pasojash në organizëm, duke prekur imunitetin të parin e më pas sisteme të tjera. Simptomat e stresit janë shumë tinëzare dhe mund të anashkalohen apo injorohen shumë lehtë deri sa të jetë shumë vonë. Në këtë artikull do të mësoni për disa prej simptomave më të forta të stresit që nuk duhen anashkaluar.

Marketing

Rënia e flokëve
Një nga simptomat më të dukshme të stresit të tepërt është rënia e flokëve. Nëse flokët ju bien shumë në harkun kohor të dy deri në katër muaj, atëherë me siguri jeni tepër të stresuar.

Ankthi
Nëse e injoroni stresin, do të përjetoni shumë episode ankthi dhe parehatie. Merrni masa të menjëhershme që mos të anashkaloni këtë problem sepse mund të prekeni nga depresioni më pas.

Për më tepër, stresi mund të shkaktojë luhatje humori dhe varësi.

Dhimbjet e kokës
Stresi është një burim i vazhdueshëm i dhimbjeve të kokës dhe të të gjithë trupit. Ai mund të shkaktojë edhe diare, ulçerë dhe artrit.

Mungesa e durimit
Mungesa e durimit, acarimi dhe mungesa e tolerancës janë disa shenja treguese të stresit të tepërt. Njerëzit e stresuar e gjejnë veten gjithnjë e më të zemëruar dhe pa durim.

Pesha
Stresi shkakton ndryshime të menjëhershme në peshën e trupit. Ai ngadalëson metabolizmin dhe nxit shtimin në peshë. Në raste të tjera, stresi mund të shkaktojë edhe humbje të oreksit dhe rënie nga pesha.

Gjumi
Stresi i tepërt mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kjo nënkupton që njeriu mund të flejë shumë ose më pak seç duhet. Për të zgjidhur këtë problem, ju mund të bëni joga, të meditoni dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Përveç problemeve fizike, stresi shkakton shumë probleme të rënduara psikologjike.

Këto mund t’i luftoni në bashkëpunim me familjen dhe miqtë të cilët mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe shpirtit./AgroWeb.org