Vonesa e krijimit të qeverisë – imazh i keq për investimet e huaja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, vlerësoi se moskrijimi i institucioneve të Kosovës po krijon problem tek bizneset e Kosovës.

Marketing

“Nuk është kjo vetëm periudhë që krijon probleme tek bizneset e Kosovës, por edhe para 6 tetorit”, tha ai në një intervistë për RTK.

Sipas tij vonesat krijon pa parashikueshmëri. “Aq më pa parashikueshëm është ambienti politik në Kosovë, ndikon në përgjithësi edhe tek investimet, bizneset e huaja janë hezituese në shumë projekte që i kanë para vetes”, tha ai.

Rukiqi vlerësoi marrëveshje Kosovë Serbia do të ishte pozitive për bizneset. “Mbi 90 për qind e bizneseve thonë se nëse hiqet tema e bisedimeve do të ishte më ndryshe dhe se institucionet do të ishin marrë me ekonomi”, tha ai.

Ai tha se barrikada e Kosovës pa përmbajtje krijon probleme.