Katica Janeva e maskuar lirohet nga burgu i Shutkës

Ish prokurorja speciale, Katica Janeva, është lëshuar nga burgu i Shutkës, pasi ndaj saj është caktuar masa e arrrestit shtëpiak, njofton TS.

Marketing

Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit. Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

Katica Janeva shihet teksa zbret ka furgoni policor me pranga në duar. Ajo kishte veshur një xhaketë të policisë, madje ishte maskuar sa edhe fytyra nuk i shihej./TS