Mickoski u takua me Bojko Borisovin në Zagreb

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në kuadër të Kongresit të PPE-së ka realizuar takim me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Marketing

Në takim është biseduar për ndodhitë aktuale politike në Maqedoni, marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Mickoski ka thënë se anëtarësimi në BE është me interes strategjik për Republikën e Maqedonisë dhe përcaktimit strategjik të VMRO-DPMNE-së. Duke pasur parasysh këtë, ai ka shtuar se Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE pas 12 prillit do të punojë në zbatimin e reformave strukturore.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka potencuar se Maqedonia përballet me probleme serioze në fushën e sundimit të së drejtës, shkallës së lartë të krimit dhe korrupsionit në eshallonët më të lartë të pushtetit si dhe mosndëshkimit gjatë rasteve të korrupsionit të lartë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka thënë se është për thellim të bashkëpunimit i bazuar në themele të barabarta dhe respektim të ndërsjellë.