Arjanit Hoxha paralajmëron befasi të madhe në prag të pesë vjetorit të Lëvizjes Besa!

Ballina Maqedoni
Maqedoni
Arjanit Hoxha paralajmëron befasi të madhe në prag të pesë vjetorit të Lëvizjes Besa!
21/11/20190

Marketing

Sekretari Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar opinionin publik se së shpejti Lëvizjes Besa, do t’i bashkangjitet një numër i madh i aktivistëve nga Likova e Kumanovës. Hoxha e ka bërë të ditur se në prag të pesë vjetorit të Lëvizjes Besa, do t’i bashkangjiten shumë aktivistë nga Komuna e Likovës.

“Për çdo ditë në Lëvizjen BESA po bashkangjiten shumë persona, të rinjë dhe të reja, profesionist të përkushtuar, me vullnet dhe dëshirë për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes së përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në prag të 5 vjetorit të Lëvizjes BESA, surpriza e radhës do të jetë nesër,ku pritet që Lëvizjes t’i bashkangjitet edhe një grupi i madh nga vendbanimet e Komunës së Likovës. Deri më 12 Prill 2020 urojmë që të na bashkangjiten edhe shumë të tjerë që bashkarisht të bëjmë ndryshimin e kërkuar. Na priftë e mbara!”, shkruan Hoxha në Facebook. Përndryshe, më 22 nëntor, Lëvizja Besa, në hapësirat e Swiss Palace – Tetovë, do të festojë pesë vjetorin e partisë.