Reja rri te kombëtarja, trajneri e pranon në median italiane

Ende nuk është zyrtare, por Edi Reja do të qëndrojë në pankinën e Kombëtares Shqiptare edhe për 4 vjet të tjerë.
Vetë tekniku 74 vjeçar ka konfirmuar këtë lajm që u bë i ditur më parë edhe nga Top Channel, gjatë një interviste për median italiane teksa thekson se e pret një sfidë shumë e bukur dhe një projekt shumë i mirë që i jep shumë entuziazëm.

Marketing

“Do të jem nën vëzhgimin e të gjithë lëvizjes futbollistike dhe për më tepër më vjen mirë që do të jem trajneri më i vjetër kombëtareje në qarkullim-tha ndër të tjerat Reja-Shqipëria është një vend me shumë gjallëri, e banuar nga persona që kanë konsideratë të lartë për ne italianët. Ata ndoshta besojnë më shumë tek ne, sesa ne vetë besojmë te vetja jonë”, ka deklaruar Reja.