Për herë të parë, gjatë këtij viti është përmirësuar mundësia e të pasurit të v vaksinave falas kundër gripit sezonal, krahas 10 Qendrave për shëndet publik, në vaksinim do të përfshihen edhe tri poliklinikat: Bukuresht, Çair dhe Gjorçe Petrov pranë Shtëpisë së shëndetit – Shkup. Vaksinimi fillon prej nesër 22.11.2019. Vaksinat janë dedikuar për gratë shtatzëna, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësor.
Shtëpia e shëndetit Shkup do të ketë në disponim 2500 doza të vaksinave, të shpërndara në Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair.
Vaksinimi falas në të tri poliklinikat do të realizohet çdo ditë pune në
periudhën prej ora 14:00 deri në ora 18:00 dhe e njëjta do të realizohet nga ekipet preventive të IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup.
Personat e interesuar mund të caktojnë vaksinim falas tek mjeku i tyre amë, përmes Termini im..
Ashtu sikurse edhe gjatë sezoneve të kaluara, kulmi i aktivitetit të virusit të gripit sezonal pritet të jetë në muajin shkurt.
Në pajtim me planin e miratuar për vaksinim kundër gripit, dhe gjithsesi në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, me aktivitetet në vijim do të japim kontributin tonë për vaksinim të suksesshëm.