Tetë muaj pas mega-hitit “Zemër” në bashkëpunim me artistin algjerian Soolking, Dhurata Dora ka paralajmëruar projektin e ri.
Këngëtarja njoftoi ndjekësit përmes një fotografie në Instagram, se një këngë e re është rrugës.
Ajo po punon sërish me Redbox – studion nga e cila doli “Zemër” që sot numëron më shumë se 330 milionë klikime në YouTube dhe u dëgjua gjithandej.
Dhurata nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këngës megjithatë ky postim ka gëzuar shumë fansat