Enis Bardhi është një ndër futbollistët më suksesshëm aktualisht në Evropë. Mesfushori shqiptar që njihet me njofkën ‘snajperi’ për saktësinë në gjuajtjet e lira, është bërë lider në skuadrën spanjolle Levante.
Karrierën e futbollistit, Bardhi e ka nisur në Maqedoni te Shkupi.
Megjithatë publiku nuk ka qenë asnjëherë i informuar se dëshira e tij si fëmijë ka qenë që të luaj për Lepencin.
Në një intervistë për Indeksonline, trajneri Selajdin Zeneli që atëkohë ishte në krye të Lepencit zbulon sekretin pse ishte nuk ishte arritur marrëveshja me Bardhin.
“Enisi kishte ardhur së bashku me vëllaun e tij Beharin. Ai ka dashtë të luaj me Lepencin dhe ne i kemi thënë që mund të shkoj te kadetët apo juniorët. Enisi udhëtonte nga Hani i Elezit dhe ne ua patëm hequr shpenzimet e udhëtimit. Por atëkohë Enisi kërkonte që të merrte pagë dhe për një futbollist të asaj moshe ne nuk kemi pasur mundësi të japim rrogë. Behari e vazhdoi karrierën te Lepenci dhe luajti afërsisht 1 vit e gjysmë, ndërsa Enisi nuk erdhi më. Pra nuk është e vërtetë që ne e kemi refuzuar” deklaroi Zeneli.
Tani mesfushori i Levantes e përfaqëson Maqedoninë e Veriut. Ai do luaj kundër Kosovës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve më 26 mars.