Ali Ahmeti: Amerika na qëndron pranë që një shekull

Të nderuar të pranishëm, autoritete të larta shtetërore, Kryetar i Kuvendit, zëvendëskryeministra, deputet, të nderuar dhe shumë të respektuar ambasador, akademik, i nderuar dhe shumë i dashur përfaqësues të vendlindjes të presidentit Uillson.

Marketing

Unë i takoj një gjenerata ku u bënë hapat e para në drejtim të kërkimit dhe barazisë, lirisë së munguar, gjeneratës së vitit 1981 të Lëvizjes studentore.

Të gjitha kërkesat tona u përmbytën me gjak dhe reprezalje, filluan njerëzit më të moshuar se ne të na pyesin se çfarë raport keni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a ju mbështesin në kërkesat tuaja të drejta?!

Llogarisni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse për ditë të vështira jo vetëm për ne shqiptarët por për të gjithë popujt e vegjël e të robëruar, Amerika është miku i vërtet.

Ne nuk kemi qenë inferior sepse të gjitha ata që nuk kanë dashur, paqe, drejtësi dhe liri, na kanë sulmuar se gjoja ne jemi inferior por JO, ne jemi mirënjohës, sepse ata njerëz të cilëve neve na thoshin në atë kohë të vështira të vitit 1981 se mbështetjen e vërtet do ta keni nga Amerika nuk ishin të shkolluar nëpër akademi, por përcjellnin kujtesën historike të kombit.

Kjo ndodhi pikërisht në momentet edhe më të vështira për hir dhe shkak të parimeve të Amerikës, neve na qëndroi pranë në rrugën tonë dhe ne fituam atë që deshëm dhe kërkuam, lirin, drejtësinë, barazinë dhe tani më do forcojmë paqen e stabilitetin, drejt rrugëtimit tonë të pakthyeshëm integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian,

Vëllezër, të nderuar miq, Uillson ishte ai që demaskoi traktet e fshehta në kurriz të popujve të vegjël, për këtë arsye vendoset këtu dhe të shërbej si një yll në pavdekësi, për të përcjell mesazhe të shumta në gjeneratat që do vijnë, pikërisht ky është dhe misioni për të cilin ne jemi përpjekur që ky president, Uillson, përcjell mesazhe edhe më tutje.

Faleminderit shumë për prezencën tuaj, faleminderit të gjithë kontribuesve që të vendoset presidenti i SHBA-ve Uillson , në komunën e Çairit, urime kryetarit Visar Ganiut, urime të gjithë qytetarëve të Shkupi.