Eden Hazard ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij.
Reprezentuesi i Belgjikës, Eden Hazard, ka bërë të ditur se asnjëherë nuk ka konsideruar t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint Germain.
Gjatë kohës kur Hazard luante me Chelsea, ai kërkohej me ngulm nga Real Madrid, ku tashmë luan, por edhe nga PSG.
“Ata më kërkonin shpesh. Nuk dua të kthehem në Ligue 1, dhe jo në ndonjë skuadër tjetër përveç Lille. Gjithmonë u kam thënë jo” ka thënë Hazard për ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.
“Në kokën time, ishte e qartë. Ata janë një skuadër që mund të më ndihmonin të fitoja Ligën e Kampionëve, por nuk ishin planet e mia. Nëse ndonjëherë kthehem në Ligue 1, do të ishte tek Lille” shtoi anëtari i Real Madrid.
Hazard ka pasur ndeshje të mira me Belgjikën në grumbullimin e fundit dhe po fillon të kthehet në top formë, pas lëndimit që e përcolli në fillim-sezon. /Lajmi.net/