Vaksinimi falas kundër gripit sezonal me të cilin janë përfshirë persona më të moshuar të moshës mbi 65 vjet, gra shtatzëna, fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe të sëmurë kronik, fillon sot në qendrat për shëndet publik, ku do të zhvillohet në dy ndërrime, si dhe në poliklinikat Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe në Çair ku do të zhvillohet në periudhën nga ora 14:00 -18:00.
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal në Qendrën për shëndet publik-Shkup do të zhvillohet edhe të shtunën nga ora 07:00 deri 14:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për vaksina nga prodhuesit e huaj me renome, mes të cilëve 27.000 vaksina janë nga “Mylom Abot”, ndërsa 1.000 vaksina nga “Sanofi”.
Vaksinimin falas kundër gripit sezonal e paralajmëroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me drejtorët e Shtëpisë shëndetësore-Shkup, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka e vizitoi Poliklinikën Bukuresht.