Trajneri nën mbrojtje! Conte, siguri 24h pas kërcënimeve

Kërcënime të tilla me zarfe me plumb marrin vetëm njerëzit që luftojnë kundër mafias, dhe bosë të njohur të drogës e kriminalitetit që prishen për pazare mes tyre.

Marketing

Por në Italinë e kohëve të sotme, regjistrohet një rast i tillë që ka shokuar opinionin, edhe në futboll.

Trajneri i skuadrës së Interit, Antonio Konte ka marrë një letër me kërcënime serioze drejtuar tij dhe familjes. Në zarfin e dërguar me postë, ishte prezent edhe një fishek i kalibrit 8 që përdoret për gjueti. Kjo ka tronditur jo pak teknikun e zikaltërve. Pakoja sipas hetuesve është nisur nga qyteti i Firences dhe në letrën e shkruar me shkronja të mëdha ishte një mesazh direkt “E dimë se ku jeton” thuhej në kërcënimin ndaj Antonio Kontes si dhe referime të qarta përfamiljen e tij, fëmijët e madje dhe prindërit.

Pakoja u dërgua në selinë e Interit dhe dyshohet se është dërguar nga ndonjë tifoz ekstremist, një mitoman pa shumë peshë ndërsa ende nuk ka detaje të hollësishme. Por jo vetëm kaq. Në shënjestrën e autorit misterioz të kërcënimeve ka përfunduar dhe një anëtar i stafit të Kontes, përgatitësi atletik Antonio Pintus, një emër me eksperiencë dhe veteran në profilin e tij, me një të kaluar te Juventus, te Real Madrid, te Celsi, te Monako dhe te Uest Hem.