Joveski: Deri në këtë moment nuk ka bazë për procedurë disiplinore për Ruskoskën

Prokurori publik republikan, Lubomir Joveski deklaroi se nuk ka procedurë të hapur për SMS mesazhin, të cilin prokurorja Vilma Ruskoska ua dërgoi gjykatësve të cilët e lëshuan Katica Janevën në arrest shtëpie.

Marketing

Situatat që u krijuan me mesazhin e prokurores Ruskoska i shqyrtoi Kolegjiumi i Prokurorisë Publike i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kolegjiumit dhe unë si prokuror publik pamë se deri në këtë moment nuk kemi bazë për ngritjen e procedurës disiplinore”, theksoi Joveski për MIA-n.

Ai theksoi se duhet të pritet se çfarë do të konstatojë Këshilli i prokurorëve publikë, i cili sot debaton për këtë. .