Mozzik së fundi dha një intervistë për gazetën e njohur zvicerane “20minuten”.
Në këtë intervistë reperi kosovar foli për herë të parë për ndarjen nga Loredana ku edhe tregoj arsyet pse ata i dhanë fundi.
Mozzik u shpreh se lidhja e tyre thjeshtë nuk funksiononte, ndërsa pati komente të mira për ish partneren.
Pas kësaj ka ardhur edhe një reagim nga Loredana e cila në një video të postuar në rrjetet sociale ajo e ka komentuar këtë.
“E përshëndes 20Minuten që bën promo në krah timin”, dëgjohet të thotë Loredana derisa mban gazetën në duar.
Ndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze.