Caktohet data, ora dhe vendi ku do të luhet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të ligës “D” do të zhvillohet me 26 mars në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Marketing

Pas shortit të hedhur sot në mesditë në të cilin u caktuan vendet nikoqire të ndeshjeve finale nga të gjitha ligat, UEFA ka publikuar edhe kohën se kur do të zhvillohen të njëjtat. Kështu ndeshja e parë gjysmëfinale e ligës “D”, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosovës, ajo midis Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet në Tbilisi me fillim në ora 18:00. Me 31 mars, kur në program do të jenë ndeshjet finale, fituesi nga dueli midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të udhëtojë për në Tbilisi apo Minsk. Ndeshja finale e ligës “D” do të startonte në ora 18:00./Infosport.mk