Shoqata për promovimin e kulturës “Porta Skupi”, hapi panairin një ditor Etno Fest, te ushqimeve vendase.
Në panair u ekspozuan ushqime të ndryshme tradicionale shqiptare nga zona të ndryshme. Ky panair pretendon të shëndrohet në traditë.
Ballkani, si urë mes lindjes dhe perendimit, gjatë gjithë historisë, gërshetoi kulturat botërore, e në sinkron me to, edhe ushqimet në tryezat tona… ndërsa sot, këtu para jush, ky manifestim në koherencë me festat e Nëntorit dhe ngjarjet historike, sofrat tona i shëndroi në një panair, që miqtë e quajtën ‘’Etno Fest’’, tha Arlinda Kalisi, organizatore.
“Qëllimi i këtij panairi është mundi i gruasë, ku zakonishtë këto aktivitete bëhen në kushte shtëpiake dhe jo gjith njerëzit kanë njohuri se si gruaja i bën këto lloj pregaditje tradicionale nga gjitha krahinat, ndonëse këtu nuk ka vetëm ushqime tradicionale , këtu nuk ka vetëm turshi , te ky proekt ka një këndë të vecant me ushqime vegane ku kohëve të fundit merr një hovë të madhë si në nivel shettëror por dhe më gjërë’, tha Kalisi.
Panairit mbështetje financiare i ka dhënë Ministria e Kulturës.
“Ne si ministri do të jemi gjithmonë këtu për të përkrahur kulturën shqiptare’’, tha Faton Fazliu, shef në kabinetin e ministrit të Kulturës në RMV.
‘’Ne jemi ajo që e hamë’’, tha kështu Laura Saliu, mesuese e Yoges por dhe vegjetariane duke folur për rëndësinë e mënyrës së shëndetshme të ushqimit dhe per ushqimet vegjetariane.
Për llojet e traditave dhe krahinave të ndryshme në larminë e ushqimeve foli profesoresha e gjuhës dhe njeherit aktive ne shum aktivitete z.Ajtene Ajdini Kadriu.
Ndryshe, panairi u mbështet edhe nga Vinaria Tikvesh, ndërsa performuan këngëtari Valon Suma dhe Ansambli i këngëve dhe valleve Drita e Dërvenit.