Bayerni nuk ndalet më me Hansi Flik në pankinë. Skuadra bavareze regjistroi një tjetër fitore në Bundesligën gjermane teksa shkatërroi me rezultatin 4-0 Fortuna Dusseldorf në fushën e kësaj të fundit dhe tashmë e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit me 24 pikë.
Kampionët e Gjermanisë e zgjidhën cështjen e fitores që në pjesën e parë të cilën e mbyllën me avantazhin 3-0. pavard hapi serinë e golave për bavarezët në minutën e 11, gol që u shoqërua nga ai i Toliso dhe Gnabry.
Ai që vulosi përfundimisht rezultatin 4-0 për Bayernin ishte Phillipe Coutinho, 20 minuta nga fundi i ndeshjes.